E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërkohej në Itali për grup kriminal e prostitucion, kapet në Tiranë

Arrestohet një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

Në pranga ra Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), 42 vjeç, banues në Tiranë.

 

Reklamë

Besnik Bungaja është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit ne Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”

 

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë