E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

Kërkesat e studentëve, LSI dorëzon amendamentet në Kuvend

Pas deklaratës së Kryemadhit, dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë dorëzuar në Kuvend dy amendamentet për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.

 

Nga kryesia e Kuvendit, Mehmetaj tha nuk ka asnjë procedutë që mund të pengojë miratimin e amendamenteve të propozuara nga LSI.

 

Reklamë

Mehmetaj tha se amendamentet parashikojnë dy ndërhyrje, një në buxhetin e shtetit dhe një në ligjin e arsimit të lartë, ndërsa theksoi se opozita do të kthehet në Kuvend nesër nëse qeveria vendos t’i miratojë.

 

“Janë dy ndërhyrje, një për buxhetin dhe një për ligjin e arsimit të lartë. Kryeministrit iu tha pështyma dje kur pa mijëra studentë protestonin. Nuk na pengon asgjë që këto amendamente të kalojnë nesër në Kuvend. Procedurat mund t’i bëjë që sot.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë