E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 48 minuta më parë
Video · Ekonomi

Kërkesat e biznesit për partitë: Rishikim taksave

Komuniteti i biznesit ka parashtruar një sërë kërkesash ndaj socialistëve, në rast se ata do të vijojnë të jetë në pushtet edhe për një mandat e dytë.

 

Shqetësimi kryesor është rishikimi i taksave dhe tatimeve me tendencë uljeje, si dhe mbështetje të bizneseve që nxjerrin në treg produkte vendase.

 

Reklamë

Këto kërkesa ju parashtruan ish-Ministrit të Financave, aktualisht kandidat për deputet Arben Ahemtaj, i cili theksoi se në programin elektoral të PS, parashikohet një rishikim i taksës progresive.

 

Sipërmarrësit pritet të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të tjerë të forcave politike, për të diskutuar shqetësimet dhe premtimet për ekonominë.

 

Më shumë video

Reklamë