E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërkesa për rikthimin në detyrë të Shukri Xhelilit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë vendimin për kthimin në detyrë ose jo të kryetarit të shkarkuar të bashkisë Dibër, Shukri Xhelili. Gjatë seancës, trupa gjyqësore ka vendosur të administrojë pamjet filmike dhe provat e tjera që lidhen me skandalin seksual, ku u përfshi kryebashkiaku. Avokati i Xhelilit tha se vendimi për shkarkim nga Këshilli i Ministrave është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, pasi individit nuk i është dhënë e drejta e mbrojtjes. Sipas tij, qeveria ka marrë të mirëqenë materialin filmik, mbi të cilin ka bazuar vendimin për shkarkim nga detyra. Ndërsa përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Artur Metani, kërkoi rrëzimin e kërkesës për shfuqizim të vendimit të shkarkimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë