Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës në lidhje me kërkesën për mocion me debat.

 

Balla ka sqaruar edhe njëherë se deklarat e mëhershme të kryeministrit “Do të ndryshojmë kurs” nuk kanë lidhje me përpjekjet për tu anëtarësuar në BE por me ndarjen nga Maqedonia e Veriut.

 

Për sa i përket akuzave se Rama po sheh nga lindja Balla u shpreh qartë teksa tha: Shqipëria ka vetëm një plan A! Nuk ka plan B” duke iu referuar Europës dhe Perëndimit.

 

Ndërsa për ndarjen nga Maqedonia e Veriut Balla u shpreh: Në rast se nuk do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, Shqipëria të kërkojë të ndahet nga RMV është në të drejtën tonë, ne kemi kërkuar mendimin e publikut, më shumë se 500 mijë persona kanë marrë pjesë, 2/3 e tyre janë përgjigjur pozitivisht kësaj çështje. Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje që Shqipëria nuk është pjesë fare, nuk pse të merret peng.

Përveç diskutimit, Balla ka falenderuar propozuesit pasi që në kërkesën e dorëzuar në Kuvend për mocionin nuk ndodhej firma e Sali Berishës.

“Në fakt dua ta falenderoj propozuesin se në kërkesën që kemi këtu në Kuvend nuk është firma e non -gratës, ju përshëndes që keni hequr dorë nga letrat që mbajnë firmën e non- gratës, ky është hap i madh.” Tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *