Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish -numrit 2 te qeverisë Arben Ahmetaj, duke theksuar se çështja e inceneratoreve është afera me e madhe korruptive e 3 dekadave.

 

SALI BERISHA

 

“Nëse më pyet mua, ministri i Financave ka përgjegjësitë e padiskutueshme, qoftë me veprimin, qoftë me mosveprimin.”

 

 

Por sipas berishes, pergjegjesi kryesor per inceneratoret eshte kryeministri edi rama.

 

“Uroj t’u thotë shqiptarëve që se si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër, ligji kurrë mëshirë për frikacakun nuk ka.”

 

 

Nga ana tjeter berisha kritikoi shefin e qeverise Rama per emerimin e Taulant Balles ne postin e ministrit te Brendshem.

 

 

” Me emërimin e Ballës, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, emërohet ministër një person që ka aktualisht dy hetime penale të hapura, njëri komnëtar dhe tjetri ndërkombëtar. “

 

Sipas ish-kryeministrit Berisha emërimi i Ballës në postin e ministrit te Brendshem është dorëzim i shtetit në duart e krimit.

 

 

“PD deklaron se Edi Rama, duke emëruar në krye të rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor në politikë të lidhur me krimin,drogën, vrasje, e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin në duart e bandave të krimit të organizuar.”

 

 

Socialisti Taulant Balla është një prej figurave më të sulmuar nga opozita për lidhje me krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *