E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 59 minuta më parë
Politikë

Kërkesa e gjyqtarëve për rritje pagash, Muçollari: Janë të keqpaguar në raport me rëndësinë e vendimeve

“Gjyqtarët vs qeveri, në mes paratë”! Kjo është tema e kësaj të enjte në emsionin QUO VADIS në Vizion Plus.

Anëtar i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Rama, duke i cilësuar si një kërcënim për sistemin e drejtësisë dhe si një mënyrë për të mbjellë urrejtje ndaj gjyqtarëve.

Reklamë

I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, ai theksoi se gjyqtarët janë sot të keqpaguar krahasuar me rëndësinë e vendimeve që marrin.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Muçollari: E para është kërcënim për sistemin e drejtësisë që unë ju kam në dorë, dhe e dyta, po mbjell në publik një urrejtje ndaj gjyqtarëve. E tmerrshme si një kryeministër të mbjellë një frymë terrori ndaj sistemit të drejtësisë. Çështja e pagave i takon hierarkisë së institucioneve. Janë të keqpaguar sot gjyqtarët në raport me rëndësinë e vendimeve që ata do japin. Si mund të pretendosh që të kërkosh integritet, kur një gjykatës e ka të pamundur të blejë shtëpi në Tiranë.

Rumano: Sa duhet ta ketë pagën një gjyqtar?

Muçollari: 5 mijë, 7-6 mijë, 7-6 mijë, 10 mijë. Rama po bën politikë me deklaratat, po mbjell urrjetje ndaj gjyqtarëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë