Gjykata e Lartë ka shprehur moskompetencë për shqyrtimin e kërkesës së betimit të kreut të zgjedhur për Hiamrën, Fredi Beleri.

 

Gjykata e Lartë është shprehur se kompetente për gjykimin e kërkesës së kreut të zgjedhur për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, është Gjykata e Posaçme. Beleri ka kërkuar leje për betimin e tij si kreybashkiak i zgjedhur për Himarën.

 

“Zgjidhjen e mosmarrëveshjes (konfliktit) së kompetencës ndërmjet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke përcaktuar si Gjykatë kompetente për gjykimin e çështjes, Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

 

Fredi Beleri u arrestuar 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndërsa akuzohet për blerje votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *