Biseda mes Presidentit të Shqipërisë, Barjam Begaj dhe atij të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për madhësinë e institucionit të Presidentit është komentuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
I ftuar në studio kreu i Lëvizjës Bashkë, Arlind Qori, deklaroi se ajo ishte një deklaratë komike, por për ish-zv.ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, më shumë se komike ishte e neveritshme.
Pjesë nga biseda:
Qori: Përfaqësuesit e shtetit shqiptar ja ulin vlerat shtetit tonë. Ajo që bëri Presidenti nuk e dimë është për të qarë apo për të qeshur. Vetë hapja e xhamisë pas kaq shumë vitesh tregoi se shteti ynë nuk ka kontroll mbi territorin.
Peka: Pas vitit 2019-të e mbrapa ka një përplasje në KMSH. Erdogan kërkon që KMSH mos e ketë kryetarin Gylenist. Kandidatët që kanë qenë atyt nuk mudn të them se janë gylenistë.
Borakaj: Ai po vjen me mesazhe të qarta.
Peka: Ajo që ka rëndësi është se Erdogan ka dashur të marrë nën kontroll kreun e KMSH. Por SHBA ka qendruar fortë që të mos e lërë që të jerë nën influencën e tyre. Duke qenë se hapja se xhamisë duhej të bëhej nga Presidenti turk, e duke qenë se në 2019-të dhe as sot nuk e morën dot, shkuan duke e shtyrë.
Borakaj: Edhe sot si të ftuar ishin përfaqësuesit e KMSH.
Peka: Kur e pa që nuk e çante dot krijuan një KMSH paralele, që është ky fonadacioni.
Qori: Një tjetër fakt që tregon që institucionet tona nuk funksionon, kemi probleme të mëdha të dinjitetit shtetëror. Ajo e Presidentit është komike.
Peka: Nuk është komike ajo, është e neveritshme.
Qori: Ai ankohej për mungesën e hapësirës ke kreu i një shteti tjetër. Po të flasim për sigurinë kombëtare, fatmirësisht jemi në NATO, po a e dini që ne dikur kemi patur mbrojtje të brendshme, po kush u pasurua me ato tanke. Duke folur për mungesë dinjiteti të shtetit shqiptar, do duhet të flasim edhe për të shkuarën.
Peka: Në 2003 kryeministër ka qenë Nano dhe ka ardhur Pauell, dhe nga ai hap e mbrapa për tu anëtarësuar në NATO shkuan në disa elementë, në ndryshimin e strukturës së ushtrisë, reduktimin, në ndryshimin e armatimit, në doktrinat kombëtare dhe ushtarake në përputhje me NATO. Gjithçka që është bërë ndaç ke tkurrja e ndaç ke nxjerrja e atyre armëve është bërë me NATO-n. Si janë shitur si janë bërë është element tjetër.