Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat...

Media franceze jep detajet nga arrestimi i Ermal Beqirajt:...

A prisnit që protestuesit të krijonin parti politike? Gonxhja...

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në...

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja...

Kërkesa e Ardi Veliut për komisionin, irritohet opozita: Mirë që di të lexosh e të shkruash

2 Korrik 14:23

Ish drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është zyrtari i tretë që do të dëshmojë këtë të martë në komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Ashtu edhe si drejtoresha e SHISH dhe kreu i AMP, edhe Veliu kërkoi mbledhje me dyer të mbyllura, me arsyetimin se të dhënat janë sensitive.

Kjo kërkesë e tij është depozituar edhe me shkrim, por me lëndën “Kërkesë për informacion”. Kryetari i komisionit Ervin Salianji i ka kërkuar më shumë shpjegime Veliut, se çfarë informacioni kërkon nga opozita që të mund t’ia vënë në dispozicion.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga drejtori i përgjithshëm i Pastrimit të Parave, tek ai i Doganave, kush janë zyrtarët e lartë që do të dëshmojnë për ndërhyrjet në sistemin TIMS

Por teksa Salianji “kapet” me faktin që çdo kërkesë është e njëjtë dhe e shkrojtur nga e njëjta dorë, i ka kërkuar “llogari” për atë që ka paraqitur.

Mazhoranca, për ti dalë në mbrojtje, ka kërkuar nga Salianji që të vijojnë mbledhjen me dyer të mbyllura dhe jo të kapen pas një shkrese e të qëndrojnë kaq gjatë.

Teksa i qëndron ligjit, Salianji nuk pranon që të hedh në votim kërkesën e Ardi Veliut, ndërsa PS thotë se e njëjta kërkesë ka mbërritur në komision edhe nga drejtori i policisë dhe është pranuar.

Në këto kushte, Salianji ka kërkuar që drejtori i policisë të rikthehet në komision dhe të quhet e pavlefshme seanca që kanë zhvilluar.

Pas debateve të shumta, Veliut i është vënë në dispozicion një tjetër kërkesë, të cilën ai e lexoi.

Edhe në këto momente, ka pasur përplasje dhe debate mes palëve dhe dëshmitarit.

“Mesa duket zoti Qefalia ka dyshim a dini të shkruani dhe të lexoni. Me këtë gjuhë fol në një vend tjetër se këtu nuk e bën dot. Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot këtë. Nuk e guxon dot. Ti je lesh i tëri, kokë e këmbë. Nëse je analfabet nuk e kemi fajin ne. Para komisionit drejtohe dhe përgjigju për shkeljet e ligjit”, tha Salianji.

Pjesë nga debati

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar.  Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.

Toni Gogu: Nuk na kanë dhënë të drejtën të ofendojmë

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Ardi Veliu Komisioni Hetimor Sistemi Tims

Nga e njëjta kategori

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

më shumë...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe flet për të ardhmen politike

më shumë...

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi, plagoset një tjetër

më shumë...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa fitoi Shqipëria nga koncerti i Kanye West

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

10:16

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja:...

10:00

Media franceze jep detajet nga arrestimi i...

9:58

A prisnit që protestuesit të krijonin parti...

9:47

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë,...

9:36

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që...

9:26

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja...

9:06

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë...

8:54

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, zjarrfikësit...

8:42

Këshilla se si të qendroni të sigurt...

8:36

Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona...

7:52

Dita e 59-të e protestës, nis grumbullimi...

7:22

Zjarret në Spanjë, shkon në 14 numri...

7:12

Lamallari në Lezhë: Udhëzim i ri për...

7:09

Zjarr i madh shkrumbon fermën në Patos

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.