Dëbora ka krijuar probleme të mëdha edhe në Bashkinë e Dibrës. Shumë fshatra ende janë të izoluar për shkak të trashësisë së madhe të borës së rënë dy ditë më parë.

 

Por me pushimin e reshjeve, problemet po shkaktohen nga ngricat. Fshati Kërçisht i Epërm në Njësinë Administrative Maqellarë, është i paralizuar nga akulli në rrugë e lagjet e brendshme. Banorët e këtij fshati, i cili është radhitur tek 100 fshatrat turistik, shprehen se është dashur që rrugën kryesore që i lidh me atë nacionale ta hapin vetë, por problematike kanë mbetur rrugët e brendshme ku ka prani të madhe të akullit.

 

Po ashtu, një tjetër problem është edhe energjia elektrike e cila ndërpritet vazhdimisht dhe qëndron me ditë pa shkuar. Banorët kërkojnë që pushteti vendor tju vijë në ndihmë, të paktën të kriposë rrugët e fshatit në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën.

 

“Nuk vjen askush te shoh se jane rrezuar shtyllat se nuk jane. Paret i paguajme ne fund te muajt. Absolutisht asnjehere bashkia ska ardhur. Nje fshat i braktisur. Marrim lopata 3 pasteojme vet rrugen Kur ra bora te gjithe si fshat e kemi hapur me krah rrugen. Sna vu dore kurkush. Edhe me energjine elektrike jemi shume keq. Nje shi nderpriten. Rrugen e kemi hapur vetë”.

 

Problem në këtë fshat mbeten edhe fëmijët dërgimi i të cilëve në shkollë është i vështirë dhe duhet shoqërues.

Si ky fshat me të njëjtat probleme po përballen edhe fshatra të tjerë të Njësive Administrative Selishtë, Lurë, Kala e Dodës, Sllovë të Bashkisë Dibër, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *