E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërcet arma në Durrës, një i plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së mërkurës në Hamallaj të Durrësit.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dy plumba në trup, dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë raportohet se autori është larguar nga vendngjarja me një mjet tip “Toyota Yaris”. Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje, ndërsa janë vendosur postoblloqe në disa rrugë si dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Njoftimi:

Reklamë

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë