Dy vëllezër, 30 dhe 35 vjeç janë arrestuar këtë të premte nga policia në Pogradec.
Ata dyshohet se kërcënuan dhe dhunuan fizikisht punonjësin e policies.
“Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga dy vëllezër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Buçimas Pogradec.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak potë detyrës”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv