Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 prej 3 të arrestuarve për kërcënimin me jetë të biznesmenit Eral Myftaraj,nga Cërriku të cilit i kërkuan që të tërhiqej nga gara për tenderin që kishte fituar në bashkinë e Tiranës për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla .
Në burg janë lënë Alger Alcani, 27 vjeç dhe Edmir Boçi, 37 vjeç, Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak, duke përcaktuar se ky i fundit nuk duhet të ketë kurrësesi kontakte me persona të tjerë që nuk janë pjesë e familjes së tij bashkëjetuese në Kamëz. Duhet theksuar fakti se prokuroria në pretencën e saj kërkoi arrest me burg për të tre këta shtetas.
Këta tre persona, akuzohen se kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, administrator i firmës “Almex greenëood” me qendër në Cërrik i cili fitoi tenderin publik në bashkinë e Tiranës.
Pavarësisht kërcënimeve të bëra ndaj tij, dhe familjes Myftaraj ka bërë denoncim në polici cka solli dhe arrestimin e tre personave , ndersa vijon te jetë në arrati shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.