Deputetja britanike, Claudia Webbe është dënuar me 200 orë shërbim në komunitet.

 

Ajo është shpallur fajtore pasi kërcënonte shoqen e partnerit të saj se t’i hidhte acid. Prokurorja Susanna Stevens tha se kërcënimet kishin qenë të vazhdueshme.

 

“Ajo më ka bërë të ndihem shumë e cenueshme, në publik, në shtëpinë time. Kisha frikë të dilja nga dera. Kam pasur shumë netë pa gjumë. Do të doja të ndihesha sërish e sigurt. Për shkak të pozicionit të Ëebbe në qeveri, nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë ajo”, ka thënë Merritt në gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *