E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërcënon me vrasje bashkëshorten, pranga 61 vjeçarit në Tiranë

Një 61 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

 

Informacionet bëjnë me dije se shtetasi F. B. ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me thikë për vrasje bashkëshorten, në banesë.

 

Reklamë

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

 

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

 

Gjithashtu policia ka sekuestruar një mjet prerës(thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Vazhdo të lexosh

Reklamë