Subscribe

Dhjetëra autobusë dolën në rrugët e Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mossubvencionimin nga qeveria në detyrë. Kompanitë e transportit rrugor nisën protestën këtë të  mërkurë, duke ndërprerë shërbimet për qytetarët. Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, paralajmeroi se protestat do te vijojnë deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat.

 

RUZHDI KURTISHAJ

 KRYETARI I SHOQATËS SË TRANSPORTIT RRUGOR

 

“Ky duhet të jetë alarm i fundit për qeverinë që të mblidhet urgjentisht për realizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë dhe shoqatës për t’i dalë në ndihmë këtij sektori. Me vendimin për ndalimin e shfrytëzimit të kapacitetit të plotë në autobusë ka qenë humbje për ne por ne i kemi dhënë hapësirë dialogut.”

 

Mbi një mijë operatorë ekonomikë të transportit sipas kurtishaj janë dëmtuar nga masat  anticovid.

 

“Këta operatorë që kanë krijuar humbje te mëdha të kenë mundësi të mbijetesës,. Janë mbi 1 mijë autobusë që janë dëmtuar nga masat e qeverisë. Shumë punëtorë kanë hyrë ne borxhe të për shkak të premtimeve për ndihmë nga qeveria”

 

Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se sektori i transportit  është mbështetur nga ndihmat ekonomike me pagesa prej 290 euro për punëtorë dhe  me  pagesen   50 për qind të qirasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *