Një person, i akuzuar për kërcënime ndaj Presidentit amerikan Joe Biden, u vra nga agjentët e FBI-së në Jutah disa orë përpara se krue I shtepise se bardhe te mberrinte atje.

 

Ngjarja ndodhi kur agjentët e byrose federale të investigimt mbërritën në banesën e të dyshuarit Craig Robertson për të zbatuar një urdhër arresti ndaj tij. Pas rezistencës nga Robertson, filluan të shtënat me armë zjarri dhe ai mbeti i vrare.

 

Robertson kishte shkruar në rrjetet sociale disa ditë më parë se kishte dëgjuar që presidenti Biden do të vizitonte vendin e tij, kështu ai po panifikonte të gjente një kostum kamuflazhi dhe të pastronte pluhurin nga snajperi M24.

 

Fqinjët e të dyshuarit Craig Deleeuë Robertson e konsideruan 74 vjeçarin si një burrë të dobët, të moshuar që ecte me ndihmën e një shkopi. Ndonëse ai mbante rregullisht armë, ata thonë se nuk e shihnin si një kërcënim. Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë nga hetuesit, Robertson zotëronte një snajper me rreze të gjatë veprimi si dhe veshje kamuflimi.

 

Robertson ishte mbështetës i ish presidentit Trump, ndërsa hetuesit thanë se ai kishte bërë kërcënime të tjera kundër Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *