Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pas akuzave për shantazh dhe dhunë në familje. Mediat italiane raportojnë se 26-vjeçari shqiptar ua kishte kthyer jetën në “Ferr” motrës dhe tre fëmijëve të saj të vegjël, pasi përdorte shpesh dhunë mbi ta.

34-vjeçarja shqiptare e cila jetonte në Rimini, ka dalë sëbashku me tre fëmijët e saj në rrugë dhe ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi vëllai i saj i kishte kërcënuar me jetë.

26-vjeçari kishte nxjerrë thikën dhe kishte kërcënuar të motrën në sy të tre djemve të saj më i madhi 12-vjeç dhe më i vogli 4 vjeç, duke ju thënë se do t’;i vriste nëse nuk i jepnin lekët.

Pasi kanë mbërritur forcat e policisë gruaja ka treguar se prej dhjetorit ajo, bashkëshorti i saj dhe fëmijët ndiheshin të kërcënuar nga vëllai, i cili ju kërkonte vazhdimisht para.

Nga ana tjetër 26-vjeçari ka rrëfyer në polici se ka humbur durimin pasi motra i ka mohuar cigaren. Zëvendësprokurorja Davide Ercolani, nisur nga rrezikshmëria e burrit, ka kërkuar arrestimin e tij dhe 26-vjeçari ka përfunduar në burg me akuzën e kanosjes dhe përndjekjes së rëndë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *