E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë, pranga 61-vjeçarit

Një 61-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se kërcënoi punonjësit e bashkisë Kamëz.

 

Shtetasi i arrestuar është me inicialet R.S., banues në Valias i ri.

 

Reklamë

Ky shtetas, sipas policisë, është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij. Gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

 

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.  Gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të 61 vjeçarit, policia gjeti dhe një armë zjarri tip pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë