E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërcënoi me armë 46 vjeçarin, pranga kuksianit

Policia e Kukësit ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale nga ku ka rënë në pranga një 40 vjeçar.

 

Personi I arrestuar është me inicalet P.H., banues në Kukës.

 

Reklamë

Pas një informacioni të marrë se shtetasi I mësipërm kishte kërcënuar shtetasin me inicialet V.S. për shkak të detyrës, uniformat blu janë vënë menjëherë në lëvizje.

 

Sipas policisë shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, po nga Kukësi, dhe më pas është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, duke u rikthyer përsëri në vendngjarje.

 

Në këtë moment forcat e policisë kanë bërë të mundur ndërhyrjen duke arrestuar në flagrancë 40 vjeçarin.

 

40 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë