Athina zyrtare ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të presidentiti turk Rexhep Taip Erdogan i cili dy ditë më parë kërcënoi me luftë Greqinë nëse provokon avionët turq në Egje dhe nëse vazhdon me armatosjen e ishujve me status të diskutueshëm.

 

Athina i ka dërguar një letër informuese BE-së, NATO-s dhe OKB-së duke përshkruar në detaje retorikën luftënxitëse të Ankarasë.

 

Në letrën drejtuar selive diplomatike të firmosura nga ministri i Jashtëm Nikos Dendias, fjalët e Erdogan cilësohen si të paprovokuara, të papranueshme dhe fyerje për Greqinë dhe popullin grek.

 

Natyra dhe toni i tyre qartazi kërcënues është më se i dukshëm, kjo retorikë shoqërohet me një rritje të incidenteve dhe cenimit të sovranitetit kombëtar në Egje dhe në Mesdheun juglindor .Në fakt, vitet e fundit, Turqia ka ndërtuar një axhendë revizioniste përmes një taktike propagandistike që vë në pikëpyetje status quo-në rajonale siç përcaktohet nga traktatet, duke rrezikuar kështu sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

 

Më tej në letër, Greqia kërkon të dënohet retorika turke që të mos përsëritet Ukraina.

 

Sjellja turke ndaj Greqisë duhet të dënohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe NATO nuk duhet të jetë përjashtim. Duke mos e bërë këtë, ose duke nënvlerësuar seriozitetin e situatës, ne rrezikojmë të shohim një situatë si kjo të zhvillohet në një pjesë tjetër të kontinentit të vjetër. Kjo është diçka që askush nga ne nuk do të donte ta shihte. E vërteta është se Greqia është përballur me sjelljen armiqësore të Turqisë si në retorikë ashtu edhe në terren, diçka që vështirë se mund të gjendet në asnjë rast tjetër të marrëdhënieve dypalëshe. Kjo sjellje duhet të dënohet nga komuniteti ndërkombëtar dhe OKB-ja si roje e ligjit dhe paqes ndërkombëtare.

 

Muajt e fundit retorika kërcënuese është bërë kryefjalë kur diskutohen raportet mes Athinës dhe Ankarasë, Turqia ka nisur kërkimet për gaz dhe naftë në mesdheun juglindore gjë e cila është kundërshtuar nga Greqia si dhe fjalimi i kryeministrit grek Kiriakos Micotaqis në Kongresin Amerikan ku kërkoi moshitjen e avionve F-35 Turqisë i çoi marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën më të ulët ndonjëherë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *