E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kërcënohet me plumb Antonio Conte, merret në mbrojtje nga policia

Tekniku i Inter, Antonio Conte është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar.

 

Mediat italiane raportojnë se përmes një letre derguar në selinë e klubit zikaltër dërguesit shkruanin se e dinte ku jetonte ndërsa përmendnin dhe emrat e të gjithë familjarëve të teknikut.

 

Reklamë

Në zarf ishte po ashtu dhe një plumb, çka ka sjellë shqetësim të madh si në radhët e teknikut ashtu dhe tek klubi.

 

Prej këtij momenti, diten e merkure Conte është marrë në mbrojtje nga autoritetet ndërsa klubi i Inter ka rritur masat e sigurisë.

 

Duke iu referuar  burimeve hetimore, mediat italiane shkruajnë se letra kërcënuese është dërguar nga Firenze, pasi mban vulën postare të këtij qyteti.

 

Ne date 16 nentor, mediat italiane shkruajten se nje plumb me zarf ishte derguar ne banesen e familjes Conte, por bashkeshortja e tij e mohoi nje gje te tille duke deklaruar se keto ishin shpifje te mediave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë