E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kërcënohet me jetë nënkryetarja e KZAZ në Cërrik

Në qendrën e votimit të fshatit Shalës, Cërrik, është ndërprerë votimi për disa minuta, pas një kërcënimi me jetë ndaj nenkryetares së KZAZ.

 

 

Incidenti ndodhi jashtë qendrës së votimit, ku nënkryetarja e KZAZ-së nr.46 shtetasja M.M. ishte thirrur për një çështje pune nga Komisioni i Qendrës së Votimit.

Reklamë

 

 

Policia e ka shoqeruar shtetasin me iniciale Y.P. në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik për veprime të mëtejshme.

 

 

Votimi në këtë qendër aktualisht vijon normalisht dhe pa probleme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë