E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërcënohet me jetë mjeku i QSUT

Një mjek i spitalit “Nënë Tereza” është kërcënuar me jetë. Sipas policisë mësohet se mjeku e ka kallëzuar kërcënimin ku thuhet se është kërcënuar me fjalë për jetën gjatë kohës që ishte duke ushtruar detyrën.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeku M.Z 33 vjeç është paraqitur në komisariatin 3 të kryeqytetit dhe ka denoncuar shtetasin I.D., i cili mësohet se është i afërmi një pacienti.

 

Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me rrethanat e ngjarjes, por mësohet se materialet i janë referuar prokurorisë

Vazhdo të lexosh

Reklamë