Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me aludimet se masat e mbrojtjes ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani janë shtuar. SPAK njofton se në fakt bëhet fjalë për të njëjtën procedurë standarde që është ndjekur gjithmonë, duke përgënjeshtruar aludimet se Dumani mund të jetë kërcënur.

 

“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara”, thuhet në reagimin e SPAK.

 

Dumani u zgjodh në krye në SPAK-ut më 16 dhjetor, ku mori 5 vota nga anëtarët e KLP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *