E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërcënohet kreu i bashkisë Maliq

Kërcënohet kryetari i Bashkisë se Maliqit, Gëzim Topçiu. Nga hetimet e kryera mësohet se 28-vjeçari Ani Kristo ka kërcënuar kryebashkiakun dhe familjen e tij përmes rrjeteve sociale. Vete Topçiu ka sqaruar se po kërcënohet prej dy javësh nga Kristo, qe është person me precedentë te mëparshëm penalë. Kreu i bashkisë thotë se ka bërë denoncim në polici, por ndjehet ende i kërcënuar. Sipas tij, 28-vjeçari e ka vënë në shënjestër të kërcënimeve për shkak se ai nuk e ka ndihmuar në një rast në polici, kur ai akuzohej për vjedhje. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin. Ai akuzohet për “kanosje për shkak të detyrës” dhe “përdorim me keqdashje te thirrjeve telefonike”.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë