Mario Patrocci, biznesmeni italian që u kërcënua nga 25 vjeçari, Velson Qyrani ka dhënë dëshminë e tij përpara policisë së korcës.
Në dëshminë e tij Patrocci ka theksuar se e njihte të riun nga Korça dhe se e ka pasur në punësuar në një prej bizneseve të tij, në call center.
“Personalisht e njoh atë djalë dhe më vjen keq që ka arritur deri këtu. Ka punuar për mua në një periudhë 1-vjeçare në një biznes të mëparshëm që kam pasur (call center) dhe duket tip i qetë. Për sa e njoh unë, është një person i mirë por me shumë probleme.
Kohë më parë ka ardhur tek unë dhe më ka kërkuar 20 mijë lek borxh, ja kam dhënë. Ndërsa të dielën e kaluar më kishte shkruar një letër të cilën ma kishte hedhur poshtë derës. E kam parë letrën dhe jam çuditur nga sjellja e tij, por veç të tjerash mund të them se ajo që e ka shtyrë ishte varësia ndaj drogës.
Gjatë kohës që ka punuar tek unë, është paguar rregullisht. Më vjen keq për atë djalë. Nuk ndjehem i frikësuar dhe jam i vendosur që do të vazhdoj biznesin tim në Shqipëri”, ka deklaruar përpara policisë, biznesmeni italian, Mario Patrocci.”

Velson Qyrani u arrestua paraditen e të premtes pasi nëpërmjet letrave dhe telefonatave ka kërcënuar biznesmenin italian, duke i kërkuar në këmbim të jetës të tij 10 000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *