Subscribe

Prokuroria Speciale ne Maqedoni po përballet me presione dhe kërcënime për jetën ndaj prokuroreve te saj dhe familjareve te tyre. Prokuroret e saj po hetojnë disa dosje te rëndësishme ne vend, ku përfshihen edhe politikane te partisë se ish-kryeministrit Gruevski. Per kërcënimet foli edhe prokurorja shqiptare Fatime Fetai, e vlerësuar ne media per forcën e saj. Ajo deklaroi se do te vazhdoje deri ne fund punën e nisur.

Fatimet Fetai: Këto ditë janë shtuar kërcënimet ndaj institucionit tone. Porosia ndaj atyre që pengojnë punën dhe kërcënojne prokurorët është e qartë. Ne ju themi se drejtësia do të arrijë kedo, që ka shkelur ligjin. Të gjithë qytetarët janë të barabarte. Do të luftojmë për drejtësi, sepse besojmë se ajo është në interes të vendit tonë.

Gjate nje komunikimi me mediat, Prokuroria Speciale njoftoi hapjen e dosjes “TNT” per rrëzimin e godinës kozmos, ne komunën e Gazi Babes, ne periferi te Shkupit. Në këtë dosje përmenden emrat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevsi, ish-Ministrit të Transporteve Mile Janakievski dhe ish-kryetarit të kësaj komune në vitin 2011. Në aktakuzë thuhet se këta zyrtarë kanë vendosur rrëzimin e objektit me tritol në forma të paligjshme dhe kane bere korrupsion me tendera. Keto zhvillime ndodhen ndersa takimi i kerkuar nga ndërkombëtaret me liderët politike te Maqedonisë kete te premte ne Vjene dështoi, pasi nuk u konfirmua prania e te gjithë krerëve te partive. Brukseli shprehu keqardhjen, duke theksuar se tani përgjegjësia për zgjidhjen e krizës dhe për progresin në rrugën euroatlantike bie mbi liderët e vendit. Maqedonia është perfshire prej ditësh nga protestat, ndersa presidenti Ivanov thotë se nuk ka baze ligjore per tërheqjen nga vendimi per faljen e mbi 50 politikaneve, pjesa me e madhe e te cilëve i përkasin partisë ne pushtet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *