Të paktën 17 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani si pasojë e virusit kinez, ndërsa janë më shumë se 500 të infektuar nga koronavirusi Ëuhan që po vazhdon të përhapet në Azi dhe në të gjithë botën.

 

Një shtetas amerikan i cili ishte kthyer nga vatra e infeksionit, është diagnostifikuar me këtë virus, duke shënuar rastin e parë në SHBA. Por presidenti Trump siguroi se koronavirusi vdekjeprurës është “plotësisht nën kontroll”.

 

Megjithatë virusi po përhapet me shpejtësi në disa provinca kineze, si dhe në Tajlandë, Korenë e Jugut, Japoni dhe Hong Kong. Autoritetet Meksikane gjithashtu dyshojnë se një shetetas i tyre mund të jetë infektuar.

 

Ndërkohë në Gjenevë, komiteti i emergjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po debatin për të vlerësuar rreziqet globale që vijnë nga virusi. Ata duhet te vendosin nëse duhet të shpallet një emergjencë ndërkombëtare, sikurse ndodhi me gripin e derrit dhe Ebolan.

 

 

 “Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje duke filluar nga ftohja e zakonshme deri tek sëmundjet më të rënda siç janë Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme dhe Sindromi i Rendit Akut të brendshëm ose sic njihet ndryshe SARS. Ky koronavirus është një lloj i ri që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit. Ato transmetohen midis kafshëve dhe njerëzve. Prandaj kujdesi më i madh që duhet të bëni është ruajtja e higjenës, është shprehur dr. Maria Van Kerkhove na organizata Botërore e Shëndetsisë.”

 

Por nga erdhi virusi?

 

Pacienti i parë i infektuar me koronavirus u diagnostifikua në Ëuhan, qytetin me 8.9 mln banorë në Kinë, më 8 dhjetor. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një traget që merrej me transportin e paautorizuar të prodhimeve të detit dhe kafshëve të egra. Nga 1 janari trageti po qëndron I mbyllur dhe I izoluar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *