E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Vendi

Kërcënimi i Mynyr Konit, reagon Rama

Një ditë para zgjedhjeve për drejtues të universiteteve, kryeministri Edi Rama, reagoi për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe rektorit aktual Dhori Kule. Pa përmendur emra, kreu i qeverisë theksoi se askush nuk lejohet të cenojë botën akademike. Kreu i qeverisë deklaroi se për herë të parë, qeveria nuk ka ndikuar në garën për rektorë dhe dekanë në universitete. Madje ai theksoi se askush nuk është kandidat i Partisë Socialiste. Deklaratat kreu i qeverisë i bëri gjatë përurimit të pjesës së re të Korpusit qendror të Universitetit të Tiranës. Madje nuk ngurroi të lëshonte një batutë sa i takon investimeve në universitete.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë