Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë...

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

Kërcënimet për vrasjen e kryeministrit, forcat speciale gjermane bastisin disa ndërtesa

15 Dhjetor 11:04

Pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë, Michael Kretschmer në rrjetin social Telegram, policia në Dresden ka filluar bastisjet. Në aksione janë të përfshira edhe forcat speciale të Policisë Kriminale Shtetërore (LKA), kumtoi policia në Twitter. Deklaratat e anëtarëve të një grupi në rrjetin Telegram kanë sinjalizuar mundësinë e përgatitjes së sulmeve me armë ndaj kryeministrit Kretschmer. Sipas një zëdhënësi të LKA, objektet që janë vënë në shënjestër të bastisjeve janë kryesisht apartamente dhe vendbanime në kryeqytetin e  Saksonisë.

 

Kërcënimet në Telegram

Sipas një raporti të Televizionit të Dytë gjerman ZDF, kërcënimet me vdekje dhe planet për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë u shfaqën në rrjetin Telegram, e këto kërcënime ndërlidhen me debatet e fundit për vaksinimin me detyrim kundër virusit Corona. Prokuroria e Përgjithshme Publike në Dresden dhe Zyra për luftimin e kriminalitetit në Saksoni kanë nisur hetimet pas publikimit të këtyre kërcënimeve. Qendra Policore për Mbrojtjen nga Terrorizmi dhe Ekstremizmi ka kryer tanimë bastisjet e para, si pjesë e hetimit të kërkuar nga prokuroria publike, nën dyshimet e përgatitjes së një sulmi të rëndë dhe të të rrezikshëm për shtetin.

LKA ka njoftuar javën e kaluar se dyshimet bazohen tek shkrimet e një grupi chat në Telegram të quajtur “Dresden Offline Networking”. “Në komunikimin e tyre dhe në bisedat në takime të filmuara fshehurazi, e ndonjëherë edhe hapur në zonën e gjërë të Dresdenit, janë regjistruar edhe deklarata mbi planet për vrasje”, të Kretschmer dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë së landit të Saksonisë. Kërcënimet kanë shkaktuar zemërim te politikanët. Vetë politikani i CDU-së Kretschmer ka theksuar: “Duhet të marrim të gjitha masat ligjore kundër gjërave të tilla. Njerëzit që mbajnë poste publike nuk duhet të kenë frikë të thonë mendimet e tyre dhe të bëjnë punën e tyre”.

 

Shqyrtohen mundësitë për masa kundër rrjetit social Telegram

Qeveria e re federale aktualisht po shqyrton mundësinë e masave edhe më të ashpra kundër shërbimeve të mesazheve që përdoren për të përhapur urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) njoftoi në këtë kontekst veprime më të ashpra kundër rrjetit Telegram, i cili aktualisht nuk mbulohet me rregullat e ligjit për kontrolle në rrjete. Nga shkurti i vitit të ardhshëm, ky ligj parashikon një detyrim të përgjithshëm për operatorët e rrjeteve sociale që të raportojnë në Zyrën Federale të Policisë Kriminale përmbajtje kriminale nga fusha e krimit dhe nxitja e urrejtjes. Aktualisht ka interpretime të ndryshme lidhur me këto rregulla ligjore.

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) bëri thirrje për veprime të ashpra kundër rrjetit Telegram – deri në bllokimin e ofertave të këtij rrjeti në Gjermani. “Së pari duhet t’i bëhet një kërkesë e qartë Telegramit për të eliminuar urrejtjen dhe nxitjet dhe kjo duhet të rregullohet me ligj”, tha Söder nga Augsburger Allgemeine. “Nëse ky shërbim prapë nuk pranon të ndihmojë, atëherë ka edhe mënyra për të bllokuar punën e tij”, theksoi ai. “Liria është një e mirë qendrore, por nuk ka kuptim të kemi liri të pakufizuar për armiqtë e lirisë”./DW

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Forcat Speciale Gjermani kërcënime vrasje

Nga e njëjta kategori

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

më shumë...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

më shumë...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

më shumë...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

10:44

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO,...

10:39

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që...

10:30

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u...

10:06

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën,...

10:04

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy...

10:03

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos...

9:49

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo:...

9:44

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së...

9:40

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u...

9:28

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet...

9:15

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb...

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK sekuestron 40 mln euro, pasuri dhe...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:54

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.