E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Kërcënimet” për tarifa, tërheqja nga OBSH dhe çështjet “e nxehta”, Trump do t’i drejtohet sot Forumit Ekonomik në Davos

Zyrtarët botërorë të mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos prej tre ditësh, sot do të mund të bisedojnë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i 47-të i SHBA-së ka qenë në qendër të diskutimeve të zyrtarëve që nga e hëna.

Reklamë

Ditën e sotme Trump do t’i drejtohet Forumit përmes një video konference, në orën 17:00 me kohën lokale.

Donald Trump do të flasë për rreth 45 minuta, ku pritet t’u përgjigjet pyetjeve të zyrtarëve, lista e emrave të të cilëve është ende në diskutim.

Reklamë

Kërcënimet e Trump për të vendosur tarifa kundër Meksikës, Kanadasë, BE-së apo Kinës, tërheqja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, deklarata për të “marrë përsëri” Kanalin e Panamasë… këto janë disa nga çështjet “më të nxehta” për tu diskutuar.

Reagimet e liderëve nuk vonuan pas flajimit inaugurues të Trump.

“Proteksionizmi nuk të çon askund dhe nuk ka fitues në luftërat tregtare,” tha zëvendëskryeministri kinez Ding Xuesiang, ndërsa presidenti panamez Jose Raul Molino kujtoi se Kanali nuk ishte një “dhuratë” nga SHBA .

Nga ana e tij, presidenti i Argjentinës, Javier Millay, përshëndeti “epokën e artë” që Trump premtoi për SHBA-në./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë