E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kërcënimet ndaj ambasadorit të OSBE, Veliaj: Sulm vandal dhe frikacak

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar aktet e kërcënimit ndaj kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borchardt, ndodhur gjatë natës në ambientet e apartamentit të tij.

 

Reklamë

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj e konsideron atë një sulm vandal dhe frikacak dhe që mbi të gjitha bie ndesh me traditën shqiptare të mikrpitjes.

 

“Sulmi vandal ndaj ambasadorit gjerman të OSBE në Shqipëri nga disa frikacakë, në prag të presidencës sonë të OSBE është një njollë për ato parti politike të cilat përdorin dhunën për të kompensuar mungesën e votës. Kjo bie ndesh me normat tona të mikpritjes, ne jemi më të mirë se kjo!”, shkruan Veliaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë