Rajoni
Kërcënime për bomba në 41 shkolla fillore në Mal të Zi, ndërpritet procesi mësimor

Në 41 shkolla fillore në Mal të Zi ka pasur raportime për sulme me bombë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezevic. Procesi mësimor është ndërprerë në të gjitha shkollat për shkak të panikut të krijuar.
Reklamë
“Në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba. Ne gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do marrim hak, do vijmë në shkollë. Ne do të vrasim këdo. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, është mesazhi që kanë marrë një numër i madh shkollash fillore në Mal të Zi.
Forcat policore ndodhen nëpër shkolla dhe po kryejnë kontrolle.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




