Subscribe

Për herë të parë në historinë e 25 viteve inflacioni vjetor shënoi vlerën më të ulët 0.2%. Duke parë trendin rënës në dy vitet e fundit, ekspertët thonë se dy lajmet më të këqija për ekonominë janë rënia e konsumit dhe rreziku që i kanoset Shqipërisë nga deflacioni. Pavarësisht tentativave të Bankës së Shqipërisë, e cila ka ulur interesin e lekut në minimumet historike, inflacioni i dobët tregon se politika e saj nuk po bëhet efektive. Ekspertët thonë se ky është po ashtu një kërcënim edhe për rritjen ekonomike. Por për ish-anëtarin e bordit të Bankës Qendrore, tashmë me këto vlera, banka mund të ndërhyjë në treg e të ulë më tej normën e interesit. Ka më shumë se dy vite që eurozona po vuan efektet e deflacionit. Për shkurtin ky tregues ishte -0.2%, çka ka bërë jo efektive edhe politikën e Bankës Qendrore Evropiane të lehtësimit sasior. Kriza globale goditi prodhimin dhe uli konsumin, e për pasojë çmimet e materialeve kryesore kanë njohur vetëm rënie. Situatat kur paraja ka vlerë më të lartë se malli janë më të gjatat për tu zgjidhur, ndërsa pyetja që lind është se çfarë masash do të marrë Shqipëria?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *