“Keqardhje për mikun tim të dikurshëm”/ Rama-Metës: Ke turpëruar Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës s tij në seancçën ku do votohet raporti për shkarkimin ose jo të Presidentit, se Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve dhe ka poshtëruar Kushtetutën.
Nga foltorja e Parlamentit, kreu i qeverisë tha se shkarkimin e Metës nga detyra e Presidentit e duan më shumë se 90 për qind e shqiptarëve.
Po ashtu, ai u ndal edhe te deklaratat dhe raportet e Metës me ndërkombëtarët.
“Ilir Meta ka tradhtuar Shqipërinë dhe poshtëroi Kushtetutën. Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ka turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët në marrëdhenie me Amerikën, ka turpëruar misionin e Presidentit. Ka humbur shanset për t’u kthyer në binarët ligjorë. Na ka shkarravitur fytyrën me ndërkombëtarët. Keqardhje për mikun tim të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm…Tani të flasë Parlamenti me votë.”




