Kepa Arrizabalaga do të bëhet portiere më I shtrenjte në historine e futbollit botëror. Gardiani I Bilbaos do të transferohet tek Chelsea për 80 milion euro, gati 8 milion më shumë në raport me Alison I cili kaloi pak ditë më parë nga Roma tek Liverpool.

 

Shpenzimi I cmendur I bluve të Londrës për Kepan vjen si pasojë e prishjes së marrdhenieve të klubit në pronesi të Abramovich me portierin belg, Tibout Courtois.

 

Ky I fundit prej kohësh kërkon largimin nga Chelsea me destinacion Realin e Madridit por nuk dihet ende shuma që do të përfitojë skuadra angleze nga kjo lëvizje edhe pse siguri do të jetë shumë më e vogel sesa shpenzimi për të marrë 24 vjecarin Kepa nga Athletic Bilbao.

 

Ai do të bëhet portiere me I shtrenjte ne histori duke lënë pas Alison dhe Buffon I cili kaloi për 53 milion euro shumë vite më nga Juventus për tu marrë nga Parma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *