Subscribe

Kenia eshte vendi fitues i edicionit te kater te maratones se Tiranes. Cimimet kryesore ne garen prej 21 km i rrembeu keniani Laban Cheruiyot per meshkuj dhe Christine Mora Oigo per femrat.

 

Ndresa Luiza Gega u rendit ne vendin e pare ne garen prej 10 km dhe çmimi i pare per kategorine e personave me aftesi te vecante e fitoi Dovlet Gjangolli.

 

Pjese e gares u be dhe vete Erion Veliaj i cili theksoi se keto aktivite promovojne kryeqytetin.

 

“Këtë vit kemi bërë një miks fantastik, midis zonës urbane të Tiranës. Për t’i treguar edhe pak turistëve ndryshimet në Tiranë, por e kemi miksuar edhe me një pjesë tjetër që është pjesa e Parkut të Tiranës, ku shumë shpejt do të fillojmë stinën tonë të mbjelljeve. Kështu që shpresoj shumë që do të na bashkoheni, secili të mbjellë një pemë për një ditëlindje për një përvjetor. Për të përkujtuar një njeri të dashur, për fëmijët e tyre. Sot është një ditë që qyteti merr frymë. Kemi ndaluar makinat nga qendra e qytetit. Është në mënyrë për të kujtuar që në fakt për miliona vite njerëzimi ka ecur dhe ka vrapuar, vetëm në 100 vitet e fundit rri te një makinë metalike duke pritur në trafik. Kështu që është një kthim në origjinë për t’u investuar në më shumë shëndet. Qyteti ka asete plot, ka ndërtesa, pemë, sheshe. Aseti numër 1 janë njerëzit, njerëzit. Qytete pa sheshe dhe pa Pazar, ka, por nuk ka qytete pa njerëz. Ndaj shpresoj shumë që t’i kemi sa më të shpeshta këto aktivitete, ditët pa makina dhe një moment ku Tirana jonë të mbushet me oksigjen dhe të investojmë për qytetin e ëndrrave tona”

 

Vete kryebashkiaku Veliaj vrapoi për kauzën e familjeve te prekura nga termeti.

 

“Dua t’i jap një super përshëndetje, atyre që kësaj here po vrapojnë për një kauzë. Unë kam zgjedhur kauzën time dhe ata që më kanë mbështetur për rindërtimin e shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti, janë bërë pjesë e kauzës time. Dua t’i falënderoj ata, por të përshëndes këdo kauzë tjetër. Pashë disa që po vrapojnë për refugjatët. Një super kauzë që gjithë organizatat e OKB-së po bëjnë. Pashë disa aktivistë të tjerë për tema ekologjike, për emergjencën e klimës, për të mbjellë më shumë pemë, për të ruajtur një specie në zhdukje. Ka edhe nga ata që po vrapojnë thjesht për qejf dhe gallatë. Nuk ka rëndësi nëse po vraponi për qejf apo për një kauzë, mirëserdhët në Maratonën e Tiranës në Edicionin e katërt”.

 

Ne martone pjemarres ishin 2500 vrapues nga 42 shtetet te ndryshme te botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *