Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote. Kësisoj, nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur. Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona. Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.
Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike. Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë. Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.
Sindroma e ushqyerjes gjatë natës
Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje. Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin. Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra. Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.





