E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Keni provuar bakllava me gjizë?! Hidhini një sy këtyre kombinimeve më të çuditshme të ushqimeve…

 

Kur vjen puna te ushqimi të gjithë kujdesemi të hamë sa më mirë dhe ato që na pëlqejnë. Gastronomia përbën padyshim një art më vete për shumëllojshmërinë e shijeve dhe kombinimeve që ofron. Por janë disa ushqime që edhe pse duket sikur nuk kombinohen shijojnë shumë. Disa prej tyre janë:

Reklamë

Mango dhe Piper

Do ishte perfekt për kokteil. Në këtë rast piperi balancon ëmbëlsinë.

Reklamë

Vaji i ullirit dhe Akullorja

Në Itali akullorja me vaj ulliri është ndër më të preferuarat. Epo nuk cilësohet kot si e tillë!

 

Pula me Coca-Cola

Nuk po themi shumë për këtë kombinim. Provojeni dhe do mahniteni!

 

Çokollata dhe Avokado

E çuditshme apo jo? Është kombinimi perfekt i një ushqimi të shëndetshëm me çokollatën aq shumë të dashur për të gjithë.

 

Domate dhe Luleshtrydhe

Perfekte për sallata dhe brusketa. Aciditeti i domates, balancon ëmbëlsinë e luleshtrydheve.

 

Pica dhe Nutella

Ky kombinim sado i çuditshëm duket me siguri do gjejë mbështetje në masë. Kush nuk i do picat dhe nutellën…

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë