Shpesh, sidomos kur jemi në një moshë të re ose kur kemi shumë angazhime, ndodh që të heqim dorë prej disa vakteve, por sikur ta dinim se sa e shkatërron stomakun tonë kjo gjë, ne nuk do të hiqnim dorë prej asnjë vakti.

 

Mëngjesi që është vakti më i rëndësishëm i ditës, shmanget thuasje nga të gjithë. Një nga arsyet pse mëngjesi është kaq i rëndësishëm është sepse problemet e pakëndshme me sistemin tretës si gazrat apo fryrja e barkut ndodhin vetëm kur një person nuk konsumon asgjë deri përpara orës 10.

 

“Living” ka përmbledhur poshtë të gjitha ushqimet e frutat që mund të konsumohen pa u gatuar në mënyrë që mos t’ju marrin kohë e ju të mos dilni nga shtëpia me barkun bosh.
1. Tërshërë përmban shumë fibra , acide yndyrore omega-3, folate dhe kalium.
2. Kosi përmban proteina dhe probiotikë që janë të rëndësishme për sistemin tretës.
3. Kivi ka pothuajse aq shumë vitaminë C sa një portokalli, kalium dhe bakër.
4. Farat chia të përziera në një gotë qumësht apo kos nxisin kontraktimet e muskujve në traktin gastrointestinal duke ju bërë të ndiheni më mirë. Farat chia janë të pasura në magnez, mineral që mirëmban indet e muskujve në murin e zorrëve.
5. Çaj në vend të kafesë
Kafeina, si dhe pijet e tjera të gazuara, mund të nxisin acidin dhe të çojnë në urth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *