Era e keqe e gojës është një problematikë në shumë raste shqetësuese. Prania e një fenomeni të tillë nuk është se ka një tregues fiks në lidhje me shkaqet që lidhen me të.

 

Kujdesi për dhëmbët është një ndër arsyet e erës së keqe të gojës. Duhet t’i lani dhëmbët dy herë në ditë. Higjiena e dobët dentare është faktori kryesor që ndikon në frymëmarrjen tuaj.

 

Gjithashtu kur goja juaj është e tharë frymëmarrja juaj mund të mbajë erë të keqe. Pështyma juaj është pastrues i gojës lan grimcat e ushqimt që mund të kenë mbetur në gojë.

 

Mund të surprizoheni kur të mësoni se dieta e çrregullt ushqimore apo ushqimet e ulëta në karbohidrate ndikojnë në frymëmarrjen e keqe.Përveç pastrimit të rregullt të dhëmbëve duhet t’i kushtoni rëndësi edhe pastrimit të gjuhës. Në sipërfaqen e saj mund të ketë shumë baktere që ndikojnë në erën e keqe.

 

Asnjëherë mos nënvlerësoni aromën e keqe të gojës, gjithmonë duhet të kujdeseni në mënyrë që të mos keni pasoja shëndetsore në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *