Duke filluar nga data 14 shtator, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi duhet të paraqesin disa dokumente.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ata duhet të kenë me vete:

 

➡ Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

 

➡ Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

 

➡ Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

 

Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

 

Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *