Ditën e hënë në vend do të vijojë qarkullimi i masave ajrore të nxehta, por gjatë zonës malore të vendit, e kryesisht në veri e verilindje do të ketë zhvillime vranësirash në mesditë.

Në këto zona, gjatë orëve më të nxehta lokalisht do të ketë shi. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, duke sjellë valëzim të ulët të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të regjistrohen nga 20 deri 37 gradë celsius.

Në Ballkan, sërish do të jenë në qarkullim masat e nxehta afrikane. Në të gjitha vendet do të ketë mot me diell, por gjatë mesditës pjesërisht përgjatë maleve në Mal të Zi, Kosovë parashikohen reshje shiu lokale.

Një pjesë e madhe e vendeve të Europës perëndimore do të përfshihet nga reshje shiu, të cilat do të jenë në formën e rrebesheve të shiut e breshërit. Në pjesën e Mesdheut përsëri do të ketë mot me diell dhe temperatura të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *