Thjeshtohen procedurat për të hyrë në portalin e-albania, nëse harroni fjalëkalimin.

Nëpërmjet një reagimi në rrejetet sociale, Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj bën të ditur se tashmë e gjithë kjo odise merr fund dhe gjithsecili mund ta vendosë vetë një fjalëkalim të ri duke ndjekur një procedurë të thjeshtë, njësoj sikurse me llogarinë në rrjetin social ‘Facebook’.

“Janë me mijëra çdo ditë e-mailet në adresën tonë [email protected] dhe asistohen gjithashtu me mijëra qytetarë, çdo ditë.

90% e kërkesave dhe shqetësimeve lidhen me harrimin e fjalëkalimit apo pyetjen e sigurisë në e-Albania. Tashmë kjo merr fund!

Nuk keni pse t’i shkruani e-mail kujt e të prisni fjalëkalimin por mund ta vendosni vetë në çast një fjalëkalim të ri duke ndjekur udhëzimet si në videon e mëposhtme.

Punojmë çdo ditë duke shqyrtuar e vënë në zbatim çdo opsion që mund t’jua lehtësojë e thjeshtëzojë jetën.

E pamundur të numërohen të gjitha lehtësirat që ka sjellë e-Albania por kjo nuk do të thotë se do ndalemi këtu.

Shërbime të tjera do i bashkangjiten listës online deri në fund të vitit”, shkruan Karçanaj.

Shpjegimi nëpërmjet video më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *