Tërshëra është një ndër ushqimet më të shëndetshme që mund të ekzistojë. Të gjithë dietelogët apo mjekët nutricionistë rekomandojnë ta konsumoni në çdo vakt, por këshillave të tyre u bashkohen edhe estetistët.

 

Maska me tërshërë, raporton Living, është mjaft efektive për të zbutur lëkurën e irrituar apo në trajtimin e problemeve si ekzema. Kur tërshëra përzihet me kos ka veti qetësuese dhe vepron si antibiotik. Kjo maskë është gjithashtu mjaft relaksuese pas një dite ekspozimi në diell pranveror.

 

Përbërësit:
1 filxhan tërshërë
2 filxhan ujë të nxehtë
2 lugë çaji kos
1 lugë çaji mjaltë gështenjash

 

Përgatitja:

Përzieni tërshërën më ujin e nxehtë deri sa tërshëra të bëhet plotësisht e butë. Nëse nuk arrin zbutjen menjëherë, mund ta lini të veprojë për pak kohë. Më pas shtoni mjaltin dhe kosin dhe përziejini në blender bashke me tërshërën. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe qafë për 15-20 minuta. Në fund shpëlajeni me ujë të vakët. Maska aplikohet 1 herë në javë.

 

Shënim: Kjo maskë mund të përdoret 1 herë në 2 ditë nëse këni lëkurë shumë të irrituar. Ju mund ta aplikoni gjithashtu edhe në trup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *