E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Keni bërë plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti për ditën e shtunë e të dielë

Gjatë fundjavës vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

 

Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.

 

Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë