E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Keni bërë plane për fundjavë, shikoni parashikimin e motit më parë

Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës bëri që pjesa më e madhe e territorit tonë të përfshihej nga shtrëngata të herëpasherëshme e stuhi afatshkurtra.

Edhe për fundjavën që presim moti parashikohet të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intenistet të ulët dhe në formë shtrëngatash të karakterit lokal gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi 10-15m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës të forcës 2-3ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë