Shumë persona vuajnë në përditshmëri erën e keqe të gojës. Higjena e ulët orale është një nga faktorët, por jo e vetmja.
Vigjilenca Demiraj, mjeke gastrohepatologe tregon problemet shëndetësore që ka trupi i njeriut, por shumë pak arrijnë t’i kuptojnë.
Mjekja renditi shkaqet dhe mënyrën se si formohet era e keqe në gojë.
“Era e keqe e gojës në gjuhë mjekësore quhet fetorex, mirëpo kjo simptomë është në një pjesë të madhe njerëzish që e vuajnë këtë gjë. 50% e këtyre personave nuk e kuptojnë dhe janë personat përballë tyre që ja tregojnë.
Por si formohet era e keqe?
Era e keqe ka formimin e një pllake bakteriale dhe në këtë pllakë vendosen disa mini koloni bakteriale të cilat në proceset e tyre të metabolizmit prodhojnë sulfitin e hidrogjenit dhe kjo aromë është e ngjashme me aromën e ujrave termale, sepse edhe ujrat termale kanë prani squfuri.
Këto pllaka vendosen në rrënjën e gjuhës. Por mund të vendosen edhe në mishrat e dhëmbëve dhe mukozën e gojës.
Por kush janë shkaqet?
Shkaqet janë shumë. Era e keqe e gojës që është në mëngjes nuk mund të konsiderohet si patologjike. Kjo vjen sepse gjatë natës krijohen sekrecione të pështymës. Në këtë rast, mjafton një gotë ujë ose çaj dhe kalon.
Por nuk bëhet fjalë për këta persona, por për ata që përdorin duhan të fortë dhe kjo sjell pakësimin e pështymës.
Një faktor tjetër është edhe higjena e dobët orale. Kur ka mbeytje ushqimore, rrisin bakteret dhe japin erën e keqe të gojës. Po ashtu kemi edhe infeksionet e bajameve. Një shkak tjetër janë edhe protezat ose ura që janë të lirshme. Kemi refluksin dhe ulçra apo tumoret. Edhe prishja e mikrobiomës së zorrës është një faktor tjetër i erës së keqe. Gjuha e këtyre personave është e bardhë. Ndërsa për personat me problemet me mëlçinë, gjuha është e depapiluar. Kemi edhe sëmundjen e diabetit që jep emër e frutave të kalbura”, tha mjekja gastrohepatologe.
Ajo më tej theksoi se edhe ushqimet kanë ndikimin e tyre në erën e keqe të gojës. Përdorimi i qepës, hudhrës dhe preshit të pagatuar përforcojnë erën.
Një tjetër gabim që bëjnë njerëzit, shtoi mjekja, por që mund të shmanget janë edhe dietat fasting, apo edhe qëndrimi gjatë pa ngrënë./vizionplus.tv





